
Partizani do të luajë sfidën e fundit miqësore ditën e nesërme, përballë NK Mariborit në Dravograd të Sllovenisë. Sfida do të startojë në orën 18:00 dhe klubi i Partizanit, ka menduar edhe për tifozët e kuq, pasi sfidën do e transmetojë drejtpërdrejt në faqen zyrtare në Facebook.
Njoftimi i FK Partizanit:
“Ndeshje miqësore Maribor-Partizani! Të mërkurën, në orën 18:00, në Dravograd. Ekipi do të zhvilloj të mërkurën testin e fundit miqësor ndaj NK Maribor, në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Slloveni.
Ndeshjen do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në kanalin tonë zyrtar në Facebook”, njoftoi klubi i Partizanit.
Poll