Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësoret me Italinë dhe Armeninë në "Air Albania", sa shumë “dhimbje koke” për Edi Rejën

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësoret me Italinë dhe Armeninë në "Air

Shqipëria pas miqësores me Katarin që luan ditën e nesërme në Spanjë, do të përballet me Italinë dhe Armeninë javën tjetër. Këto dy miqësore do të zhvillohen në “Air Albania”, ku me kombëtaren e Mancinit do të luajmë më 16 nëntor ndërsa 3 dit më pas me kombëtaren armene.

Për dy miqësoret e javës së ardhshme, “dhimbjet e kokës” për trajnerit Edi Reja janë shtuar edhe më shumë. Pas mungesës së sigurtë të disa lojtarëve kuqezi për shkak dëmtimet, listës i shtohet edhe një tjetër futbollist kuqezi.

Përveç Thomas Strakoshës, Frederik Veselit, Klaus Gjasulës, i fundit është shtuar edhe Endri Çekiçi. Ky i fundit është dëmtuar me skuadrën e Koniaspol në Turqi dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i ekipit turk, ndërsa lojtari pritet të mungojë 15 ditë. Prezenca e tij mbetet në dyshim, ashtu si edhe e të tjerë lojtarëve si, Qazim Laçit, Amir Abrashit që vazhdojë rikuperimin.

Ndërkohë lajm i mirë është rikuperimi i Rey Manajt dhe Etrit Berishës që do të jenë të gatshëm për Rejën për miqësoret e javës së ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga