Miqësoret me Italinë dhe Armeninë, ish-sulmuesi i Tiranës siguron ftesën e Rejës
Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja shqiptare në muajin nëntor do të zhvillojë disa ndeshje miqësore, teksa më 9 do të përballet me Katarin në Marbella të Spanjës.
Por miqësoret më të rëndësishme janë ato ndaj Italisë dhe Armenisë që do të luhen më 16 nëtor dhe 19 nëntor në "Air Albania".
Edy Reja ka dërguar edhe ftesat e para tek lojtarët që ka planifikuar t’i ketë nën urdhrat e tij.
Mes tyre Taulant Seferi ka siguruar ftesën e teknikut italian për këtë sfidë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ukrainas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ish-sulmuesi i Tiranës luan në Ukrainë me Vorskla është lojtari i parë që bëhet i ditur se ka marrë ftesën e Edy Rejës për miqësoren me Italinë.