Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësoret dhe faza përgatitore, rrëfehet Shtubina: Është shpejt për objektivat, Vllaznia në rrugën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësoret dhe faza përgatitore, rrëfehet Shtubina:

Vllaznia është duke zhvilluar përgatitjet në Ohër, aty ku ekipi shkodran prej një jave po merr ngarkesën fizike për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit. Djemtë e trajnerit Mirsad Jonuz zhvilluan testin ne dytë miqësor, duke mundur dje Strugën me rezultatin 2-0. Një ndër protagonistët kryesor që gjeti rrugën e rrjetës ishte Ndriçim Shtubina. Shkodrani ka folur për Rtsh Sport, duke bërë bilancin e përgatitjeve dhe pritshmëritë për sezonin.

"Faza përgatitore e Ohrit po shkon mirë. Ngarkesën fizike po e marrim në maksimum dhe nuk kemi pasur dëmtime, ndaj shpresoj që të vijojmë me këtë formë sepse kampionati fillon shpejt. Janë larguar disa lojtarë që nuk kanë pasur minuta dhe me afrimet e reja shpresoj të jemi ku duhet. Vllaznia ka vuajtur në shfrytëzimin e rasteve sepse kemi krijuar të tilla. Kur përmendim objektivat bëjmë mirë të jemi të përmbajtur sepse shpeshherë gabojmë. Presioni që vjen nga tifozët na bën mirë dhe shpresoj të jemi në rrugën e duhur", ka thënë mes të tjerash 32 vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga