
Edhe pse nuk u grumbullua nga Gianni De Biasi për ndeshjet në grup të kampionatit Europian, Milot Rashica sërish mbetet një nga më të kërkuarit në merkaton e verës. Ai aktivizohet me Vitessen në Holandë, ku po cilësohet si talent i madh.
Aftësitë e tij dhe ajo që ka shfaqur gjatë ndeshjeve të fundit kanë tërhequr vëmendjen e PSV-së dhe Ajax, dy nga klubet më të mëdhenj të futbollit holandez. Sipas lajmeve që transmetojnë mediat në Holandë, për Rashicën janë interesuar tashmë këto dy ekipe. Ai është një opsion i madh për këto skuadra që shquhen për rritjen e talenteve.
https://www.youtube.com/watch?v=JjrjoEMH44g
Poll