Duket se Milanit i ka mbaruar durimi sa i takon Rafael Leaos. Palët prej muajsh janë në bisedime për rinovimin e kontratës, por ederi më tani nuk kanë arritur të bëjnë asgjë.
Sezoni i parë i portugezit me këtë aktual ndryshojnë. Këtë sezon më shumë po përflitet për të ardhmen e tij se sa për paraqitjen në fushën e blertë. Kontrata aktuale përfundon në vitin 2024, ndërsa rinovimi duket shumë larg.
Milan i ofron një kontratë të re deri në 2027 dhe 6 milionë euro në sezon, por kjo ofertë me sa duket nuk bind përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, nëse Leao nuk pranon ofertën e fundit, atëherë në përfundim të këtij sezoni do të nxirret në shitje, për të mos rrezikuar që më pas ta humbasin me parametra zero.