
Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis do të lirohet nga detyra e tij më 5 dhjetor atëhere kur i skadon edhe kontrata. Gazidis pas katër viteve të suksesshme në krye të financve të kuqezinjve ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij. Afrikano-Jugori ishte drejtori i Arsenal përpara se të emërohej nbë krye të Milanit kur Elliot mori në dorë klubin.
Sipas Milanneës.it, ndër profilet që RedBird po ekzaminon për të zëvëndësuar Gazidis si CEO i klubit, është edhe ai i Giorgio Furlanit. Furlani është që tani pjesë e familjes kuqezi dhe pjesëtar i bordit teksa aktualisht mbulon detyrën e menaxherit të investimeve në Elliot Managment. Një vendim për emërimin e tij në do të vijë në javët në vazhdim.
Poll