Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani “humb” 137 milionë euro, kampionët e Italisë në “rënie të lirë”

Shkruar nga NEWSPORT
Milani “humb” 137 milionë euro, kampionët e Italisë

Krahasuar me verën e kaluar, skuadra e Milanit ka pësuar një zhvlerësim prej 137 milionë eurosh, të shpërndarë në 6 lojtarë, sipas statistikave nga La Gazzetta dello Sport.

Manifesti i këtij trendi negativ është Charles De Ketelaere, investimi më i madh i epokës Maldini-Massara si dhe dështimi më i madh deri tani. Rafael Leao i bashkohet atij, si një humbje vlere. Portugezi vlen ende shumë para, por rënia e performancës e ka ulur vlerën e tij.

Asnjëherë sinjale pozitive në vend nga Origi dhe Adli, i pari me vetëm dy gola në 25 paraqitje, i dyti nuk u përdor kurrë nga Pioli. Më në fund, pika më e dhimbshme, mbrojtja. Ditën e sotme fut ujë reparti më solid i Milani, kampionit të Italisë, me Tomori-Kalulu që ishin të papërmbajtshëm ndërsa këtë sezon kanë patur luhatje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga