Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan Skriniar emocionon pas largimit nga Interi: Ndërtuam dhe festuam...falë afeksionit dhe entuziazmit të tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
Milan Skriniar emocionon pas largimit nga Interi: Ndërtuam dhe

Milan Skriniar i dha fund aventurës së tij me Interin ditën e djeshme. Ishte vetë klubi që njoftoi largimin e sllovakut nga Milano ditë e djeshm.

Interi e humb kështu mbrojtësin me parametra zero. 28-vjeçari pritet të transferohet si një lojtarë i lirë tek Paris Saint-Germain.

Kujtojmë që Skriniar ishte pjesë e Interit në sukesin e arritur në sezonin 2020-2021. Atë vit ata u shpallën kampionë në Seria A.

Pas largimit nga Interi ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i mbrojtësit i cili ka falenderuar klubin për vitet e kaluara.

“Vitet e fundit Italia, Milano dhe San Siro janë bërë shtëpia ime. Ndërtuam dhe festuam fitoren tonë më të bukur me titullin. E mbrojta atë fanelë për gjashtë sezone, por edhe u ndjeva i mbrojtur falë afeksionit dhe entuziazmit që ju, fansat keni. Kam konsideratë të veçantë edhe për shokët e skuadrës dhe të gjithë trajnerët. Faleminderit Interit për të gjitha emocionet që më bëri të ndjej, në fitore por edhe pas disfatave më të dhimbshme. Faleminderit INTER. Faleminderit MILANO. Dashuri nga Skri.”

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga