
Ende nuk është zyrtarizuar, por Milan Skriniar do të firmosë kontratë të re me Interin. Corriere dello Sport raporton se drejtuesit e klubit zikaltër kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin që të nënshkruar deri në vitin 2023.
Sipas medies së njohur italiane, kushtet ekonomike për futbollistin do të ndryshojnë. Tashmë ai do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon. Talenti 23-vjeçari kërkohej nga Manchester United dhe Barcelona.
Por, me lëvizjen e fundit duket se drejtuesit zikaltër i kanë vënë "kapak" kësaj çështje duke qetësuar në këtë mënyrë tifozët interistë.
Poll