Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan nuk e llogarit, gjigandët spanjoll gati të rikthejnë në “Santiago Bernabeu” fantazistit 23-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Milan nuk e llogarit, gjigandët spanjoll gati të rikthejnë

Milan nuk llogarit më shërbimet e Brahim Diaz, me lojtarin që është drejt fundit të huazimit të tij te kuqezinjtë. E ardhmja e tij akoma nuk dihet, por sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle theksohet se 23-vjeçari mund të rikthehet në La Liga.

Sipas “AS”, në kontratën e 23-vjeçarit nuk ka asnjë klauzolë blerjeje, fakt i cili përkthehet në një kthim të mundshëm të lojtarit te Real Madrid, të cilët e vlerësojnë me nota pozitive paraqitjen e lojtarit gjatë 3-vjeçarit të huazimit në Milano.

Pas këtyre tre sezoneve në huazim te Milani, Brahimi do të rikthehet te Real Madrid, ku ka kontratë deri në vitin 2025.

Poll

Lexo gjithashtu