Saga “Rafael Leao” duket se është drejt fundit në kampin e Milanit. Kuqezinjtë kanë ofruar në tryezën e portugezit 7 milionë euro rrogë vjetore, aq sa edhe kërkesa e sulmuesit në fillim të negociatave. Nuk ka qenë kurrë çështje parash për Leaon, pasi ai është i lumtur në Milano por problemi i vetëm ka qenë gjoba prej 20 milionë eurosh e Sporting Lisbon që 23 vjecari duhet të paguaj.
Milani ofrohet të paguajë një pjesë të gjobës por Leao gjithashtu është tunduar tej mase nga oferta e Manchester City. Anglezët ishin të gatshëm të paguanin të gjithë gjobën plus një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon duke shtangur Milanin. Por, Leao ka vendosur me zemër dhe Milani është zgjedhja e tij. Ama ka një tjetër problem të rëndësishëm.
Agjenti i famshëm, Jorge Mendes nuk është më përfaqësues i tij por vetëm konsulent i babait të Leaos. Agjenti i sulmuesit është francezi Ted Dimvula, i cili kërkon tarifa komisioni të larta për firmën nën kontratë. Marrëdhëniet e tij me Mendes janë të tensionuara dhe kjo ka reflektuar në zvarritjen e negociatave.