
Emri i Simone Zaza-s ka qenë i lidhur me interesimin e disa klubeve të mëdha javët e fundit. Nga Napoli në Valencia, ndërkohë që ende e ardhmja e sulmuesit është shumë e paqartë. Diçka është e sigurt, ai nuk do të qëndrojë tek West Ham-i, pasi Juventus ka kërkuar rikthimin e tij në Torino në merkaton e janarit.
"Tuttosport", shkruan sot, se Milani po ndjek nga afër sulmuesin, duke studiuar rastin e tij. Klubi është i gatshëm t'i ofrojë "Zonjës së Vjetër", 19-të milionë euro për të afruar 25-vjeçarin pranë kuqezinjve.
Nuk dihet, nëse Juventus do të pranojë t'i dorëzojë sulmuesin Milanit, pasi nëse do të ndodhte, do të ishte një dhuratë e çmuar, që bardhezinjtë do bënin për ekipin e Berluskonit.
[gallery columns="1" size="full" ids="69864"]