
Nevil Dede është një nga ish-lojtarët që ka bërë historinë me Tiranën, por edhe me Elbasanin. Aktualisht ai është pjesë e Kombëtares U-19 në rolin e trajnerit dhe në një lidhje me “Fan Zone” është shprehur se mezi pret që Tirana të shpallet kampion.
“Kam pasur fat që kam luajtur te Tirana. Nuk jam vetëm meritat e mia, por edhe të klubit e për këtë jam krenar që kam luajtur aty. Vrapi dhe Osmani shkuan në Kombëtare edhe fal meje dhe kujtoj një batutë të Bejzades. I tha trajnerit Daja që të luante në mbrojtje me mua që të shkonte në Kombëtare.
Federata ka qenë mjaft aktive në këtë kohë për të ndihmuar lojtarët, jo vetëm me pagat, por edhe me ushtrime. Kemi pasur kontakte me lojtarët gjatë kësaj kohe dhe ne jemi munduar t’i ndihmojmë”.
Gjendja fizike e lojtarëve? “Unë i kam ndjekur të gjithë lojtarët dhe pardje fola me Dobrën. Edhe ata kanë qenë të mbyllur si ne. Shumë lojtarë janë munduar të mbajnë veten në formë me aq sa kishin mundësi. Ka filluar stërvitja prej 10 ditësh dhe është pak situatë e vështirë duke parë ritmin e ndeshjeve dhe aty mund të kenë probleme lojtarët. Mos harrojmë që është bërë një ndryshim dhe do të ketë 5 zëvendësime që është një gjë pozitive”.
Unë jam pjesë e Tiranës pasi kam bërë histori me këtë klub. Është shtëpia ime pasi jam rritur aty dhe jam formuar si lojtar dhe si njeri. Mezi pres që të shpallen kampion dhe unë flas si tifoz pasi kam lidhje shpirtërore.
Kjo kohë na ka prishur punë dhe ne nuk kemi pasur mundësi të punojmë, por kemi bërë disa seleksionime. Nuk arritëm të shfrytëzonim ndeshjet e marsit, por shpresojmë të luajmë në fund të gushtit. Ne vjet i sollëm disa lojtarë Shqipërisë dhe kjo ishte një gjë e mirë edhe pse nuk morëm rezultate pozitive. Për nivelin tonë, Shqipëria ka nevojë për lojtar mesatarë dhe me karakter të mirë sesa shumë të talentuar dhe me karakter të keq”.