
Tekniku Italian Anceloti, që ka drejtuar Cristiano Ronaldon te Reali i Madridit ka folur për rivalitetin ndërmjet dy futbollistëve më të mirë të botës. Ai deklaron se Ronaldo ka respekt për Mesin por nuk flisnin për argjentinasin gjithë kohës në Madrid.
‘’Ronaldo e ka respektuar gjithmonë Mesin. Rezultatet e mira të secilit i motivojnë ata të kenë rezultate edhe më të larta në lojën e tyre individuale. Për mua ka qënë kënaqësi të trajnoj Ronaldon gjatë kohës që kam qënë në Madrid. Ai kërkonte të luante çdo javë dhe gjithmonë e më shumë kërkonte të shënonte’’, është shprehur trajneri Italian.
Ai foli dhe për lojën e Ronaldos në Europian me Kombëtaren e Portugalisë, duke e konsideruar atë shumë të rëndësishëm për lojën e ekipit. Për Ancelotin, Ronaldo ka shumë dëshirë të bëj mirë me Kombëtaren dhe këtë e shpreh me sakrificat që bën në fushën e lojës.