Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Mësoni se çfarë ndodh me Partizanin nëse eliminohet

Shkruar nga NEWSPORT
Mësoni se çfarë ndodh me Partizanin nëse eliminohet

Të kuqtë e humbën sfidën e mbrëmshme me rezultatin minimal 0-1, rezultat që nuk është në favorin e tyre sidomos për ndeshjen e kthimit. Ky rezultat ndikon në disa aspekte për "demat", të cilët pothuajse e falën vet rezultatin kundër Red Bull Salzburg.

Në rast se takimi i kthimit përfundon me kualifikimin e austriakëve, Partizani kalon automatikisht në fazën "play-off" të Europa League. Normalisht që edhe ky është kompeticion prestigjoz, ndërsa synimi është që të kalojnë në grupe, por do të ishte më e thjeshtë nëse fitonin takimin kundër RB Salzburg, pasi do të siguronin "play-off"-in e Champions League dhe në rast se eliminoheshin në këtë fazë, do të kalonin në grupet e Europa League.

Sa i përket aspektit financiar, deri më sot Partizani ka fituar 300 mijë euro nga kalimi në raundin e dytë të Champions League, kualifikimi me Ferencvarosh iu shtoi dhe 400 mijë euro të tjera. Pra, aktualisht 700 mijë euro janë në arkën e "demave". Së fundmi, në rast të eliminimit nga Champions, ata fitojnë 220 mijë euro për kalimin në fazën "play-off" të Europa League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga