
Egnatia do ta nsië aventurën në Champions League më 8 korrik. Në raundin e parë të këtij kompeticioni do të përballen me Breidablik, me ndeshjen e parë që do ta luajnë në “Egnatia Arena” në orën 21:00.
Ndërkohë vetëm pas 1 jave, saktësisht me 15 korrik do të udhëtojnë në Islandë për të bërë llogaritë e ndeshjes së dytë mes tyre. Ekipi i Edlir Tetovës do të synojë të marrë maksimumin për të tentuar kalimin në fazën tjetër.
E kur jemi 10 ditë para kësaj përballjeje, UEFA ka zbuluar edhe arbitrat e ndeshjes. Në fakt janë bërë të ditur edhe gjyqtarët e duelit të kthimit.
Kështu Egnatia do të gjykohet në “aksin” Bosnje – Skoci. Më 8 korrik në “Egnatia” Arena”, kampionët do të gjykohen nga Antoni Bandic. Ky i fundit do të ndihmohet nga Amir Kadic dhe Nebosja Zugic, teksa arbitër i 4-të do të jetë Antoni Tomic dhe VAR- i është besuar Nihad Ljajic.
Ndërkohë pas 1 jave në Islandë do të vendosë drejtësi David Dickinson. Ndihmës të tij do të jenë Francis Connor dhe Jonathan Bell, arbitër i 4-të do tëe jetë Lloyd Wilson, teksa VAR-i i është besuar Kevin Clancy.

