
Barcelona nuk luajti veçanërisht keq as kundër Interit, por humbi pak për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë një arbitër të dobët. Megjithatë, pavarësisht eliminimit të Barcelonës në fazën gjysmëfinale, përpjekjet e lojtarëve të tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re këtë sezon.
Kjo është arsyeja pse dy lojtarë të Barcelonës janë përzgjedhur në Ekipin e Sezonit 2024/25 të Champions League, një formacion që shpesh favorizon ekipin fitues. Dy lojtarët në fjalë janë Raphinha dhe Lamine Yamal, sulmues që kanë dhënë gjithçka nga vetja këtë sezon dhe, siç pritej, kualifikohen midis kandidatëve kryesorë për titullin “Ballon d'Or” këtë vit.
Yamal dhe Raphinha luajnë si sulmues të krahut në formacionin zyrtar, ku ish-ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele, është sulmuesi kryesor së bashku me dy nga shokët e tij të skuadrës te PSG, Desire Doue dhe Achraf Hakimi. Është një formacion paksa i çuditshëm që ka vetëm tre mbrojtës të vërtetë dhe pesë sulmues, njëri prej të cilëve është Hakimi.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram