Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Nuk ishte Interi im”, Inzaghi pas humbjes turpëruese në finalen e Champions League: Zero tituj, por jemi shumë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ishte Interi im”, Inzaghi pas humbjes turpëruese në
Simone Inzaghi

Interi u turpërua në finalen e madhe të Champions League nga PSG. Sfida përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të francezëve, teksa te klubi italian janë mjaft të zhgënjyer. Në përfundim të duelit ka folur edhe vetë trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Nuk ishte Interi im, të parët që e dinë jemi unë dhe djemtë e mi, por jam krenar për ta. Gjetëm një ekip që meritonte të fitonte Ligën e Kampionëve, ndoshta më të fortë se ne. Duhej të ishim më të mirë, nuk ia dolëm. Kishim qasje të keqe dhe ia bëmë më të lehtë PSG-së, por humbja nuk e fshin rrugëtimin që kemi bërë deri më tani. Unë i pari duhet të bëja më mirë, por nuk do ta harroja sezonin. Zero tituj, por gjithsesi shumë të mirë. Ka zhgënjim dhe zemërim për ndeshjen e sonte.

Ndeshja e fundit në stolin e Interit? Do ta shohim në ditët në vijim. Ka shumë zhgënjim për të menduar tani. Do të ketë kohë për të folur për këtë me qetësi me klubin tim, edhe ata ndiejnë zhgënjim dhe hidhërim, por janë gjithmonë me ne. Shumë të pranishëm. PSG arrinte gjithmonë i pari te topat e dytë. Pasi pësuam një gol, i zgjatëm distancat dhe doli rezultat i thellë. Pësuam gola siç nuk e kishim bërë kurrë më parë në rrugëtimin tonë”, tha tekniku italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga