Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Festë e përgjakur pas triumfit në Champions, Parisi “viktimë” e trazirave (BILANCI)  

Shkruar nga NEWSPORT
Festë e përgjakur pas triumfit në Champions, Parisi
Tifozët e PSG-së

Fitorja historike 5-0 e Paris Saint-Germain ndaj Interit në finalen e Championsit shkaktoi një valë festimesh në të gjithë Parisin (dhe më gjerë), por pati edhe incidente serioze dhune dhe çrregullimesh. Tifozët parizienë dolën në rrugë, veçanërisht në Champs-Elysees dhe në periferi të qytetit, duke e transformuar natën e festimeve në një mbrëmje të shënuar nga teprime dramatike. Bilanci është i madh, dy persona humbën jetën.

Në Dax, në Francën jugperëndimore, një person u vra me thikë gjatë një sherri, ndërsa në Paris pati një aksident fatal me skuter. Këtyre ngjarjeve tragjike u shtohet një seri e gjatë arrestimesh. Prefekti i kryeqytetit, Laurent Nunez, foli për mikrofonët e “RTL” , duke e përcaktuar situatën si “krejtësisht të pashembullt” për sa i përket numrit të arrestimeve dhe akteve të dhunës.

Numri zyrtar flet për 563 arrestime, nga të cilat 491 vetëm në Paris. Zyrtarët e zbatimit të ligjit kryen 323 arrestime, kryesisht për plaçkitje dyqanesh dhe sjellje të dhunshme gjatë festimeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga