
Inter u turpërua në finalen e UEFA Champions League, teksa u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga PSG. Në përfundim të këtij dueli ka folur mesfushori zikaltër, Nicolo Barella. Italiani shprehet mjaft i zhgënjyer, teksa thekson se nuk duhet të gjejnë lodhjen si justifikim.
“Përpiqem ta mbaj veten, por jemi shumë të zhgënjyer. Imazhi që mbetet e fshin pak rrugëtimin që kemi bërë. Në jetë dhe në futboll ka momemte finale. Objektivi është gjithmonë që ta dërgojmë Inerin aty ku ai meriton të jetë. E kemi arritur finalen 2 herë, fatkeqësisht nuk e fituam.
Ndonjëherë merr një shuplakë. Lodhja nuk është një justifikim në finale. Përshtypja është se ata e donin më shumë (trofeun) dhe ky është zhgënjimi më i madh. Zemra është shumë më e rëndësishme se sa taktikat dhe kjo na mungoi”, ishin fjalët e mesfushori italian të skuadrës së Interit, Nicolo Barella.