Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Short “ferri” për dy ekipet shqiptare, Drita dhe Shkëndija mësojnë rivalët për raundin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Short “ferri” për dy ekipet shqiptare, Drita dhe Shkëndija
Shorti i Champions League

Ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e 2-të të kualifikueseve të Champions League. Në rast se kualifikohet ndaj Breidablik, Egnatia do të përballet me Lech Poznan, një short vërtetë i pafat për rrogozhinasit.

Por fati nuk i ka buzëqeshur as dy klubeve të tjera shqiptare nga goglat e hedhura. Drita e cila nëse kualifikohet duke eliminuar Differdangen, do t’i duhet të përballet me Copenhagenin në raundin e dytë.

Nga ana tjetër Shkëndija e Tetovës që përballet me The New Saints, nëse kualifikohet në raundin e dytë e pret njëra mes Steauas së Bukureshtit ose Inter Esacldes.

Shorti i klubeve shqiptare në Champions League:

Lech Poznan – Egnatia / Breidnablik

Copenhagen -  Drita / Differdange

The New Saints /  Shkëndija – FCSB / Inter Escaldes

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga