
Mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë pritet që të largohet nga Shqipëria. Aktivizimi i tij me një klub tjetër në Europë pritet të bëhet shumë shpejt, ndërsa kanë dalë në skenë emrat e parë.
Menaxheri i lojtarit, Shkumbin Qormemeti, mësohet se po punon për disa pista të rëndësishme për të transferuar Latifin, ndërsa nga burime konfidenciale për "newsport.al" mësohet se nuk do të jetë Terek Grozni skuadra e tij e re.
Shumë shpejt do të bëhet publike skuadra e tij, ku brenda kësaj jave pritet që të bëhet transferimi i radhës nga Skënderbeu, i cili gjatë vitit të fundit ka bërë shitje të mëdha në tregun e lojtarëve.
Poll