Ilir Daja - Enkeleid Dobi
Dinamo dhe Teuta do të përballen sot në kuadër të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00.
Një duel mjaft interesant, pasi dinamovitët kërkojnë rikthimin në “Final Four”. Megjithatë, sfida përballë durrsakëve nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për trajnerin Ilir Daja.
Kjo për shkak se tekniku Daja ka një të shkuar negative përballë homologut Enkeleid Dobi. Në 3 ndeshje që janë përballur dy trajnerët, Daja s’ka fituar asnjë, duke barazuar 2 e humbur 1.
Pra sot nuk do të jetë një luftë vetëm në fushën e lojës, por e njëjta gjë ndodh edhe në pankina, por në distancë.
Poll


