Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mësohet data e DERBIT, PARTIZANI dhe TIRANA me mungesa të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
Mësohet data e DERBIT, PARTIZANI dhe TIRANA me mungesa të

Partizani dhe Tirana do të luajnë derbin më datën 13 dhjetor në orën 19:00. Ende FSHF nuk ka bërë zyrtare axhendën e javës së 15, por ndeshja më e rëndësishme e sezonit është përcaktuar të luhet në këtë ditë. Të dyja ekipet vijnë nga disfatat e djeshme, teksa në Ballsh, Partizani nuk ia doli të marrë qoftë edhe një pikë, ndërsa nga ana tjetër të njëjtin fat pësoi edhe Tirana, me bardheblutë që u ndalën në shtëpi nga Kukësi.

Derbi që do të luhet në "Air Albania Stadium" sheh përballë dy ekipe të "cunguara". Për të besuarit e Lerdës mungesë e sigurt është vlonjati Bruno Telushi, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Bylis, ndërsa mbeten në dyshim Ekuban dhe Mala. Bardheblutë duket se nuk janë më mirë, me Kale që nuk do të luajë për javën e 15. Tefik Osmani, Edon Hasani dhe Cobbinah janë në dyshim. Të gjithë po punojnë qe të rikuperohen në kohë, me të premten që nuk është larg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga