Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mesfushori i Laçit, në garë dy skuadra të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

I ka përfunduar kontrata me Laçin dhe tashmë është lojtar i lirë, por i kërkuar nga disa skuadra të Superiores. Alfred Zefi, mesfushori 25-vjeçar nga Laçi është në kërkim nga Flamurtari dhe Vllaznia. Trajneri Gugash Magani e dëshiron në skuadër, ndërsa edhe Armando Cungu kërkon qa ta ketë pjesë të formacionit të tij edhe te kuqeblutë, duke qenë se e njeh futbollistin.

zefi alfredPritet që brenda pak orësh Zefi të takohet me përfaqësues të Vllaznisë, gjithashtu dhe të Flamurtarit, ku do të dëgjojë pretendimet e klubeve dhe më pas do të vendosë. Por, në garë është edhe Laçi, skuadër ku ai lindi dhe u zhvillua si lojtar, që në mënyrë absolute kërkon që të rikonfirmojë këtë futbollist edhe për sezonin e ardhshë. Presidenca laçjane po bën maksimumin që Zefi të pranojë ofertën e tyre, por duhet pritur fundjava që të mësohet e ardhmja e mesfushorit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga