Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mesazhi për tifozët dhe e ardhmja e trajnerit, flet Refik HALILI: Tani kaloi e keqja

Shkruar nga NEWSPORT
Mesazhi për tifozët dhe e ardhmja e trajnerit, flet Refik HALILI: Tani

Refik Halili ka folur pas fitores 2-1 të Tiranës kundër Partizanit. Pas afro 6-vitesh bardheblutë arritën të triumfojnë duke ulur me këmbë në tokë kampionët. Kreu i klubit të Tiranës është shprehur mjaft i lumtur për fitoren dramatike ku falënderon fillimisht tifozët dhe më tej heronjtë e fushës së blertë.

Në fjaën e tij për mediet, Halili deklaroi: "Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë. Kam vetëm falënderime. Në veçanti tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. Unë kam pasur gjithmonë paq me tifozët. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi folur shumë gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshëm. E morën ata ndeshjen, duke u mbështetur te tifozëria", ka thënë fillimisht ai.

I pyetur më pas për trajnerin që do të marrë drejtimin e pankinës, Halili është shprehur: "Trajneri është, edhe Egboja është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë, pavarësisht çfarë mendimi ka. Jam jashtë formacionit gjithmonë. Pse jo, mos të qëndrojë ai. Shanset janë. Skuadra është, ka elementë brenda. Kemi pasur edhe fati kundër, jemi mundur nga episodet. I falënderoj të gjithë. Më bëhet qejfi që u kënaqën tifozët", ka përfunduar Refik Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga