
Teuta e Bledi Shkëmbit u rreshtua si një nga ekipet kyresore në fillim të kampionatit, ku nuk munguan as fjalët se mund të fitonin titullin kampion. Nëse durrësakvë do t'i vinim re vetëm mbrojtjen, atëherë do të thoshim me padyshim se ky ekip është për titullin, por gjithçka çalon në sulëm dhe për këtë gjë janë koshien të gjithë në Durrës.
Teksa afron sfida e rëndësishme ndaj Kukësit, trajnerit Shkëmbi i duhet me patjetër një rezultat pozitiv, pasi kalendari në vijim nuk i rezervon ndeshje të lehta. Pas Kukësit, në Durrës shkon Partizani dhe nëse mendojnë të marrin frymë me Flamurtarin, Bylis i surprizave është aty për të marrë pikët e veta. Këto janë 4 ndeshjet e Teutës e cila ndodhet në vendin e 5 me 22 pikë.
Në sfidën ndaj Kukësit, Teuta është e destinuar të vuaj mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm. Trajneri Shkëmbi nuk do të ketë për shkak kartonësh kapitenin Arapi, Albano Aleksin dhe Roni Gashin. Ndërkohë Arbër Çyrbja pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Skënderbeut (1-0) dhe rikthimi i tij do të gëzonte trajnerin Shkëmbi, i cili në grup do të ketë dhe talentin Kallaku.