Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Merr fund pritja, Qeveria akordon fondin, stadiumi i KUKËSIT drejt përfundimit

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund pritja, Qeveria akordon fondin, stadiumi i KUKËSIT drejt

Ka marrë fund pritja për përfundimin e stadiumit të Kukësit. Impianti "Zeqir Ymeri" kishte ngelur përgjysmë pasi Qeveria nuk kishte akorduar fondin e saj për përfundimin e punimeve.

Ky stadium po ndërtohet në bashkëpunim me FSHF-në dhe mungonte vetëm miratimi i fondit nga ana e Qeverisë që stadiumi të përfundojë totalisht. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin prej 293 milionë lekësh dhe ky vendim ka hyrë në fuqi.

VENDIMI I PLOTË

Financimin e projektit "rikonstruksioni i stadiumit të futbollit "Zeqir Ymeri", Kukës"

E N D O S I:

Financimin, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë, nga fondet e buxhetit të shtetit, për përfundimin e projektit "Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit "Zeqir Ymeri", Kukës".

Fondi i miratuar, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë nga fondet e buxhetit të shtetit transferohet nga llogaria ekonomike 231, programi buxhetor 08140 "Sporti dhe rinia".

Fondi transferohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te bashkëfinancuesi i projektit, Federata Shqiptare e Futbollit, në llogari të saj, në një bankë të nivelit të dytë.

Fondi prej 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh, për financimin e përfundimit të projektit "Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit "Zeqir Ymeri", Kukës", përballohet nga fondet e miratuara me ligjin nr.137/2020, "Për buxhetin e vitit 2021", të ndryshuar, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë monitoron mbarëvajtjen e punimeve në këtë objekt, nëpërmjet një grupi pune me ekspertë, përfaqësues nga Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania projektuese.

Përbërja dhe detyrat e grupit të punës, si dhe procedura për transferimin kapital të objektit nga Federata Shqiptare e Futbollit te pronari i objektit, Bashkia Kukës, pas përfundimit të investimit, përcaktohen me urdhër të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kukës dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga