Merr fund “lufta” mes dy tifozerive, “Shvercerat” dhe “Ballistët” shtrijnë dorën e pajtimit në Prekazin legjendar
Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka më “armiqësi” mes dy tifozerive të suadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Para pak javësh në ndeshjen e Kupës, ku Shkupi u përball me Shkëndijën nuk mund të mendohej për një duel normal futbolli, passi tifozët shkupjanë hynë në fushën e lojës dhe sulmuan lojtarët kuqezi.
Një ngjarje aspak e hijshme që shumë shpejt ka gjetur edhe “paqen” pasi tashmë dy tifozeritë e skuadrave, "Shvercerat" dhe Ballistët" kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës, teksa Halil Kastrati ka qënë ndërmjetësuesi i tyre.
Është vet Kastrati, i cili me anë të profilit privat ka konfirmuar se dy tifozëritë kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe kanë dhënë besën në Prekazin legjendar.
“Mision vellazeror. Para nje jave ishim ne Shkup me perfaqesuesit e dy tifo grupeve, Shvercerat e Shkupit dhe Ballistet e Tetoves. Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare Shqiptare, Gjithmone qofshim faqebardhe!”, ka shkruar Halil Kastrati.