
Tema e ditës është ende dënimi i UEFA-s dhe vendimi negativ i KAS-it për ta lënë Skënderbeun jashtë Europës për këtë vit. Në kampin korçar e quajnë krejtësisht të padrejtë këtë vendim, që është dhënë thjesht i bazuar në dyshime. Megjithatë, nuk ka zgjidhje dhe kampionët po mendojnë tashmë për sezonin e ri. Planet kanë ndryshuar dhe skuadra është lënë pushim deri më 31 korrik, ndërsa në muajin gusht do të grumbullohet për një fazë 10-ditore në Itali, ku do të bëhet gati për kampionatin.
Ajo që bie në sy është se ende te korçarët flitet për merkato dhe duket se dënimi nuk ka lënë asnjë pasojë. Presidenti Ardjan Takaj ka folur për dy përforcime të tjera, që do ta bënin Skënderbeun më të fortë. Nuk ka detaje, por mësohet se njëri nga afrimet do të jetë për sulmin dhe bëhet fjalë për një lojtar të një niveli të lartë. Kurse goditja tjetër pritet të jetë për sulmin.