Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Merkato me pikatore, 6 skuadra i tremben dështimeve (Afrimet deri tani)

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato me pikatore, 6 skuadra i tremben dështimeve (Afrimet deri tani)

Ka thuajse 11 ditë që merkato e verës ka nisur, por skuadrat e Kategorisë Superiore vijojnë të lëvizin me ngadalë.

Vetëm 4 skuadra kanë arritur që të firmosin me futbollistë të rinj, edhe pse shumica prej këtyre firmave vjen pas një periudhe huazimi. Partizani, kampioni në fuqi i Shqipërisë ka rikthyer në skuadër, Enea Bitrin.

Mbrojtësi ishte i huazuar te Kamza, teksa nga skuadra janë larguar Skënder Gega dhe Rubin Hebaj, të cilit i skadoi huazimi nga Domzale. Nënkampionët e Kukësit kanë rikthyer në skuadër Arlind Kalanë, teksa kanë firmosur me emra si Ilir Avdyli nga Kamza dhe Emiljano Musta nga Flamurtari. Goditje në merkato ka bërë edhe Teuta, që ka marrë nga Luftëtari, Rustem Hoxhën, si dhe ka rikthyer nga huazimi Dajan Shehin dhe Xhonatan Lajthia.

Laçi është përforcuar me një sulmues. Nuabueze vjen nga Drita në kampionatin shqiptar, teksa skuadra si Skënderbeu, Flamurtari, Luftëtari, Tirana, Vllaznia dhe Bylis nuk kanë tentuar të fusin ende duart në xhep.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga