
Klevisa Alinani është gazetarja më e re e Oversport, e platformës “Tibo”. Ajo është shfaqur sot në moderimin e emisionit “Tibo Gol” me të ftuarit në panel. Një tjetër lëvizje e kësaj platforme të re televizive që ka hyrë vrullshëm në tregun mediatik.
Alinani më parë e ka nisur rrugëtimin e saj në “Fax TV”, kurse tashmë është “kanalizuar” plotësisht në një ekran të dedikuar sportit. Pritet me interes të shihet se kush do të jenë “afrimet” e radhës të Oversport që ka fituar të drejtën e transmetimit të kampionatit shqiptar.
Poll