Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Meritonim të fitonim", zv. trajneri i Vllaznisë i kënaqur me barazimin ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
"Meritonim të fitonim", zv. trajneri i Vllaznisë i

Vllaznia barazon 0-0 në "Selman Stermasi" në klasiken e futbollit me Tiranën. Një sfidë e luajtur mirë nga shkodranët të cilët, nuk e vuajtën aspak mungesën e trajnerit të tyre në Jonuz në stol, pas dënimit të marrë nga ndeshja me Bylisin.

Safet Osja, zëvendës trajneri i Vllaznisë, foli për Supersport pas përfundimit të sfidës.

"Mungesa që kemi pas më parë na kanë kushtëzuar. Na mungon gjysma e ekipit. Sot kemi bërë një ndeshje të mirë. Ndoshta meritonim dhe fitoren. Shtylla? Futbolli i ka këto. Në lojë ne bëm presing në disa raste. Besoj se e meritonim fitoren edhe pse barazimi është rezultat i drejtë", u shpreh Osja.

Mungesat

"Kemi patur 4 mungesa me ballshin që nuk janë pak. Këto ditë që bëm stërvitje kemi punuar më shumë nga ana psikologjike sesa ajo taktike. Vllaznia përjashto ndeshjen me Ballshin ne kemi luajtur, mirë", tha Osja.

"Në fillim të kampionatit kemi bërë ndeshje të mira. Edhe pse kemi patur disa oshilacione. Ne kemi bërë mirë besoj. Siç e thashë me Bylisin kemi patur mungesa të rëndësishme.Besoj se ne sot kemi marr rezultat pozitiv. Pasi dhe barazimi na kënaq. Tek rasti i golit me Ballshin, më shumë ka vendosur gjyqtari i katërt dhe ajo na krijoi disa tensione", përfundoi Safet Osja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga