Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Merita e të gjithëve, çelësi është atmosfera", Idriz BATHA: Prisnin "sakatimin" tonë

Shkruar nga NEWSPORT
"Merita e të gjithëve, çelësi është

Një ndër lojtarët më kryesor të Tiranës në këtë edicion, Idriz Batha është kthyer të flasë për ndeshjen derbi ndaj Partizanit. Fitorja në "Air Albania" ndaj kampionëve në fuqi, ishte çelësi i kthimit të Tiranës në rrugën e duhur, çast që përkoi edhe me uljen në stol të trajnerit Egbo. Në një prononcim për "TV Klan", mesfushori gjirokastrit i bardhebluve tregon emocionet e derbit të fundit, si dhe ecurinë e këtyre javëve me vetëm fitore për të tijtë.

"Të gjithë prisnin që në ndeshjen me Partizanin të "sakatoheshim", por menduam të mblidhnim forcat dhe t'u tregonim të gjithëve që e kishin gabim, ata duhet të besonin te ne. Merita është e të gjithëve, ndoshta ndikoi edhe pak fati. Çelësi i suksesit është atmosfera në ekip dhe një skuadër kur është e bashkuar ka harmoni brenda, mund të shkojmë lart. Trajneri Egbo mendon se është edhe merita e Zotit për këtë mrekulli", tha mes të tjerash Idriz Batha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga