Mërgim Mavraj ka dalë hapur në mbështeje të Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës, qeveria e të cilit u votua kundër në mocionin e mosbesimit disa ditë më parë. Të shumtë kanë qenë figurat e sportit që kanë mbështetur Kurtin edhe në rrjetet sociale.
Situata e vështirë nga Pandemia e Covid-19 nuk i ka ndalur politikanët në Kosovë që të zhvillojnë një seancë mosbesimi për Qeverinë dhe tanimë priten zgjedhje të parakohshme pasi ajo ra. Kështu, futbollisti i Kombëtares kuqezi, Mavraj i ka dalë në krah Kurtit, teksa ka shkëputur dy vargje nga këngëtari Unikatil. "100 zogj t'pulave, kundër një luani", shkruan Mavraj.

Poll