 
Shqiptari Rey Manaj do të largohet nga Inter, por pritet që të qëndrojë përsëri në Seria A. Shumë skuadra janë të interesuara për të gjatë kësaj merkatoje verore për sulmuesin e talentuar të Kombëtares Shqiptare. Ai po kërkohet nga skuadra të ndryshme nga Bundesliga dhe La Liga, por sipas lajmeve që qarkullojnë, Manaj pritet që edhe sezonin e ardhshëm të qëndrojë në Seria A. Skuadra që kërkon me ngulm shërbimet e tij është Pescara, ekip me të cilin luan edhe shqiptari tjetër Ledian Memushaj. Pescara ka kërkuar gjithashtu edhe shërbimet e qendërmbrojtësit të përfaqësueses kuqezi, Arlind Ajetit.
[gallery columns="1" size="full" ids="13146"]
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       