
Dritan Mehmeti duket se ka gjetur ilaçin e Dinamos. Me emërimin e trajnerit në stolin dinamovit, skuadra ka ndryshuar fytyrë totalisht. Në 4 ndeshje të luajtura janë 8 pikë të fituara, mesatarisht 2 pikë për ndeshje, duke e katapultuar Dinamon në pjesën e sipërme të renditjes.
Ndryshe nga ‘epoka’ e shkurtër e Di Biagios, ku skuadra prej javësh qëndronte në fundin e tabelës. Me italianin në stol, ‘Blutë’ morën vetëm 7 pikë në 9 ndeshje, më pak se ajo ç’ka ka grumbulluar Mehmeti.
Sfida e rradhës për Dinamon do të jetë ndaj Partizanit në derbi, të hënën në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’. Një tjetër rezultat pozitiv do ta ngrinte ekipin në një tjetër nivel me Dinamon që do të hidhte seriozisht kandidaturën për një vend në ‘Final Four’.