
Dinamo do të presë Kukësin sot në orën 17:00 në Niko Dovana për të luajtur ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Superiores. Fitorja është kusht për të dy skuadrat që janë të etur për pikë.
Blutë synojnë të afrohen me Tiranën, për të kapur një vend në Final Four, ndërsa Kukësi duhet të reagojë sa më shpejt për t’ju larguar zonës së ftohtë.
Mehmeti dhe Nica kanë zgjedhur edhe formacionet titullare, 22 lojtarë që do të luftojnë për më shumë se 90 minutapër ekipin e tyre.
Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-2-3-1): Sali; Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran; Gudiabi, Smaçi; Zabërgja, Denison, L. Vila; Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti
Kukësi (4-3-3): Tafas; Dragoshi, Zhongo, Zenunaj, Reçi; Lleshi, Fejzaj, Motta; Salami, Rashiti, Solodovnikov. Trajner: Stavri Nica