“Sadiku dhe Tătăruşanu na dërgojnë në shtëpi! Rumani – Shqipëri 0-1,përfundon ëndrra! U shpartalluam nga gabimi i portierit. Ne jemi ekipi i dytë eliminuar matematikisht” – është ky titulli i sajtit më të madh sportiv në Rumani, “prosport.ro”.
“Kjo është e vërteta Sadiku! Rumania ka përfunduar në vendin e 4-t në grup pas një poshtërimi historik, 0-1 nga Shqipëria”, shkruan “sport.ro”.