
Futbollisti i Tiranës, Florent Hasani foli për mediat në konferencën për shtyp përpara sfidës me Dinamo Batumin nesër në orën 19:00.
“Pikë së pari është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe optimizmi është shumë i madh. nga ndeshja e parë kemi parë gabimet tona dhe jemi munduar t’i përmirësojmë gjatë këtyre ditëve. Besoj se nesër do të jemi 100% të gatshëm. Të gjithë janë optimistë që do kalojmë, por gjithmonë të kujdesshëm, t’i zbatojmë veprimet e trajnerit dhe mendojmë se do ia dalim.
Si do të përmirësohet Tirana nesër dhe sa besoni te kualifkimi?
Besojmë shumë te kualifikimi. Janë gabime taktike që në futboll mundohesh t’i përmirësosh në ndeshjen e ardhshme. E njohim kundërshtarin, e kemi studiuar mjaft mieë, i dimë pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Duhet t’i sulmojmë te pikat e dobëta që të marrim diçka pozitive.
Ndryshimet në grup.
Mendoj se kur ke lojtarë të rinj në ekip duhet pak kohë. Çdo ditë e më shumë po e njohim njëri-tjetrin. Besoj se me çdo lojtar të ri kemi komunikimin pozitiv. I njohim pak a shumë cilësitë që kanë në fushë dhe besoj se do të bëjmë më mirë nga ndeshja e parë.
Në aeroport iu vonuan për shkak se Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën, iu motivon kjo më tepër?
Janë gjëra politike me të cilat nuk merrem, por ishte një vonesë gjysmë ore. Do më japi një motiv që nesër të shënoj unë”, deklaroi Hasani.