Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Më të MIRËT e vitit 2018-të, formacioni dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Më të MIRËT e vitit 2018-të, formacioni dhe trajneri fitues

Tashmë Superliga ka mbyllur aktivitetin për vitin 2018 dhe të gjithë ekipet do jenë pushim deri në datën 26 janar. Më pas do kthehen të luajnë për vazhdimin e kampionatit. Por, ky vit në futbollin shqiptar "prodhoi" protagonistë të rinj dhe të vjetër. Kishte nga ata që spikatën me formën e tyre duke dhënë një kontribut të veçantë në Superligë.

Newsport.al ka ndërtuar një formacion me lojtarët më të mirë dhe më spikatur të vitit 2018 duke ndërtuar 11-tshen ideale të këtij viti, sigurisht edhe me trajnerin që meriton të jetë në "top" më të mirët e këtij viti që po lëmë pas.

                                                                                             FORMACIONI I VITIT:

Gentian Selmani - Është vetëm 20 vjeç dhe shihet si e ardhmja e portës kuqezi. Me skuadrën e Laçit ka qenë titullar i padiskutueshëm duke qenë në shumë ndeshje protagonist me pritjet e tij. Prej kohësh bën pjesë në ekipin e Shpresave U-21. Në këtë vit performanca e tij njohur progres, ndaj vlerësohet si "gardiani" më efikas dhe lojtar i prespektivës.

Kristi Vangjeli - Mban 33 vite mbi supe, por mosha për të është thjesht një numër. Siç shprehen edhe kundërshtarët e tij në fushë, mbrojtësi i djathtë është më i miri në rolin e tij në Superligën shqiptare. Kampion në fuqi me Skënderbeun dhe sfidë pas sfide tregon që është i pakalueshëm në linjën e djathtë të mbrojtjes. Rrezik konstant për kundërshtarin në fazën ofensive. Padyshim lojtari më i mirë i elitës në pozicionin e tij.

Ylli Shameti - Eksperienca dhe qetësia në fazën difensive e rreshton atë në lojtarin e këtij viti. Është 34 vjeç dhe për Kukësin është shtyllë e mbrojtjes. Vijon të stërvitet intensivisht, siguri për çdo portieri dhe herë pas here di të flirtojë edhe me golin. Sezon i mrekullueshëm vjet me verilindorët, të njëjtën gjë edhe këtë gjysmë të parë të edicionit futbollistik.

Fidan Aliti - U afrua te Skënderbeu si një lojtar i panjohur, por tamam si një "Fidan" që pritet të rritet pasi ka mbirë, tashmë te korçarët duan t'i marrin të "vjelat". Qendërmbrojtësi që është në qendër të vëmendjes së merkatos nga klube europiane. Pritet ankandi dhe oferta më e mrë mirë për të. 25-vjeç dhe është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Me performancën e treguar në këtë vit kalendarik meriton një vend në formacionin më të mirë.

Lorenc Trashi - Lojtari "xhol" i Partizanit. Sa në fazën difensive dhe në mesfushë, Lorenc Trashi është padyshim pjesë e 11-shes më të mirë të këtij viti kalendarik. Jo më kot u vlerësuar si "Lojtari më i mirë i Vitit". Vjet rreshtohej në mesin e fushës dhe në të majtë kishte një lidhje të bukur me golin. Këtë gjysmë të parë sezoni ka bërë mjaft mirë në prapavijë duke dhënë një kontribut të paçmueshëm për ekipin e Partizanit. Pozicional dhe rrezik konstant për kundërshtarin me daljet e frikshme në krahun e majtë të mbrojtjes.

Esat Mala - Mund të konsiderohet pa frikë zbulimi i Starovës dhe "pasuri" e Superligës. Është vetëm 20-vjeç dhe është pjesë e Kombëtares së Shpresave. Vlerësohet si pasardhës i denjë i Ylber Ramadanit. Por, me vetëm një ndryshim: Herë pas here arrin të përshëndesë rrjetën e portës kundërshtare. Vështirë se merkato e verës së ardhshme do ta lërë në Shqipëri. Titullar i padiskutueshëm me skuadrën e Partizanit.

Eduart Rroca - Mesfushori i Luftëtarit ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierën futbollistik. Si një regjisor i vërtetë në qendër të mesit të fushës, 25-vjeçari nga Librazhdi arriti të kontribuonte në kualifikimin e Luftëtarit në Kupat e Europës. Falë teknikës që zotëron, ekipi i Hasan Likës provoi për herë të parë kualifikueset e Europa League.

Kristal Abazaj - Jo vetëm që ishte "Kristal" për Superioren, por i pazëvendësueshëm për skuadrën e Luftëtarit. Mesfushori elbasanas pati edicionin më të mirë në elitë. U trumbetua me të drejtë dhe ky edicion e gjeti me gjigantin e Anderlehtit. I pamarkueshëm për çdo kundërshtar të Superiores. Të gjithë e mbajnë mend për edicionin fantastik me gjirokastritët që falë kontributit të tij, Luftëtari provoi të luante në Europë.

Jasir Asani - U mor me parametra zero nga klubi i Partizanit në merkaton e janarit, por tashmë vlera e kartonit të tij është qindra-mijëra euro. 23-vjeçari i ka mrekulluar të gjithë në krahun e djathtë të mesfushës. Askush tjetër si ai në Superligë, i pazëvendësueshëm për trajnerin Starova dhe më pas Gega. Motorr që s'di të fiket asnjëherë, përkundrazi me driblimet e tij sjell panik gjithnjë te porta kundërshtare.

Myrto Uzuni - Fjalë pak e punë shumë. Ky ishte sekreti i talentit Myrto që veç besimit te vetja, pati edhe mbështetjen e klubit të Laçit. Arriti të shkëlqente me kurbinasit, bëri "për vete" Besnik Prengën që i mundësoi transferimin te Lokomotiva e Zagreb në Kroaci. Pjesë e kombëtares shqiptare dhe lojtar i prespektivës. Shpresat mund të "varen" pa frikë te ai.

Rexhinaldo Faite - Një gjysmë sezon i mrekullueshëm me skuadrën e Laçit dhe në këtë edicion shtyllë e fazës ofensive të ekipit të Kukësit. Sulmuesi afrikan ka arritur të shënojë 7 gola me ekipin verilindor, ndërsa vjet plot 18 me kurbinasit. Me kontributin e tij përgjatë dy sezoneve në Superiore, meriton të jetë në "top" 11-shen e vitit.

ILIR DAJA - Trajneri kampion në fuqi. Me një Skënderbe të "pathyeshëm", arriti të fitonte titullin kampion me korçarët. Formoi një ekip të konsoliduar që çdo kundërshtar e kishte të vështirë ta mposhtte. Këtë edicion ka zgjedhur të drejtojë skuadrën e Flamurtarit. Ka arritur të krijojë një grup cilësor, por ende nuk po merren rezultatet e pritura. "Strateg" i mirëfilltë për një ekip që kërkon doemos të fitojë titullin kampion. Mjafton që çdo kërkesë e tij të plotësohet, pastaj të tjerat mund t'ia lësh pa "frikë" në dorë.

[gallery columns="1" size="full" ids="312907"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga