Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Më të brishtë se 9 vite më parë, Kukësi i këtij sezoni ka kundër edhe statistikat

Shkruar nga NEWSPORT
Më të brishtë se 9 vite më parë, Kukësi i

Kukësi i këtij sezoni në 12 javët e para të kampionatitështë më keq se nëntë vite më parë, asokohe kur verilindorët debutonin në Superligë. 12 ndeshjet e para të këtij sezoni nuk kanë qenë ato të pritshmet, për Kukësin që në merkaton e verës ndryshoi gati 90 përqind të ekipit.

Deri më tani, në tabelën e klasifikimit Kukësi renditet në vendin e pestë me 17 pikë. Në 12 javë, verilindorët kanë koleksionuar pesë fitore, pesë humbje dhe dy barazime, 13 gola të shënuar dhe 15 të pësuar, për golavarazhin -2.

Nëse e krahasojmë me nëntë vite më parë, asokohe në 12 javë Kukësi kishte 21 pikë në klasifikim, me 5 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 humbje, 15 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Forma e tanishme bëri që edhe trajneri Skënder Gega të largohej nga Kukësi, zyrtarisht me dorëheqje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga