
"Suning" fal fuqisë ekonomike që posedon, në futbollin evropian ka marrë 68,55% të Interit. Para zikaltërve, grupi kinez ka investuar në një klub tjetër, bëhet fjalë për Jiangsu. Grupi i udhëhequr nga Zhang Jindong, i ka bërë gjërat e qarta menjëhere, duke treguar sa është i aftë. Ka marrë një klub mesatar dhe e ka çuar në zonat e larta të klasifikimit, duke shpenzuar në merkaton e parë rreth 100 milionë euro per Alex Teixeira dhe Ramires. Kjo e dhënë, që raportohet nga “Sky”, tregon ndikimin e tyre ,me kinezët që në një sezon merkatoje me Jiangsu, kanë shpenzuar më shumë se e gjithë Serie A, (86 milione) gjatë janarit duke blerë vetëm 2 lojtarë. Dhe jo vetëm, me ato 2 blerje kinezët kane shpenzuar vetëm 25 milionë më pak në krahasim me atë që ka shpenzuar Thohir për 3 vite. Ja pse duhet pasur optimizëm, sepse fuqia ekonomike është e cmendur dhe kësaj i shtohet fakti që Interi, për një lojtar, ka një tjetër nivel në krahasim me Jiangsu.