Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Më shumë tifozë të Shijakut se të Kukësit, HALLAÇI: Do ringrihemi, presim dhe dy afrime

Shkruar nga NEWSPORT
Më shumë tifozë të Shijakut se të Kukësit,

Kukësi humbet një tjetër ndeshje në “Kukës Arena”, me verilindorët që mposhten ditën e sotme nga Erzeni me shifrat 2-0. Një humbje që i zhyt akoma më shumë drejt renies, pasi tashmë verilindorët mbajnë vendin e fundit me 16 pikë pas 17 sfidash të luajtura.

Për “Oversport” pas kësaj disfate Rrahman Hallaçi do të theksonte se:

Çfarë po ndodh me Kukësin? Jemi në vështirësi, kundërshtari e meritoi fitoren. Kishim rastet tona, po të shënonim do të ishim ndryshe. Kundërshtari i shfrytëzoi situatat dhe morën fitoren. Unë u mundova të bëja ndryshime për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Duhet të gjejmë forcat për t'u ringritur.

Humbja e penalltisë? Skuadra nuk ra spikologjikisht, pasi tentuat disa herë nga krahët, por nuk ishim shumë të qartë. Penalltinë edhe mund ta shënosh edhe mund ta humbasësh. Duhet të bëj diçka për të shpëtuar skuadrën e Kukësit.

Mbijetesa? Duhet të gjejmë forcat për të shpëtuar skuadrën e Kukësit, nëse dikush tjetër pretendon për gjëra të tjera, e ka shumë gabim.

Mungesa e efikasitetit para portës? Janë lojtar me eksperiencë dhe nuk besoj se nuk e mbajnë presionin. Është e patolerushme të vihemi në vështirësi. Është shumë e vështirë të pranonim që skuadra e Kategorisë së Parë të na vinte në vështirësi, duket se kemi vështirësi, që e cila u pa dhe sot.

Si do e nxjerrësh skuadrën nga situata? Duhet të rregullojmë gabimet dhe duhet të shpëtoj skuadrën. E kam pas në mendje që pa ardhur në ekip, nuk duhet të përmend emra lojtarësh, por duhet të rregullojmë situatën në fazën mbrojtëse. Nëse ne përmirësojmë ato gabimet që them unë atëherë ne do përmirësohemi patjetër.

Afrimet? Dua të them që ne e kemi mbyllur edhe me dy lojtarë të tjerë. I majtë dhe i djathë por mund te luae edhe ne qender te sulmit ose prapa sulmuesit. E kemi mbyllur merkaton po bëhen procedurat e fundit për t’u zyrtarizuar. Nuk mund të marrim më shumë.

Tifozët? Nuk më erdhi mirë që ishin më shumë tifozë shijakas se Kukësit. Ata janë mbështetja jonë dhe duhet të në mbështesin në momentet e vështira.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga