Te Partizani mesa duket nuk ka largime dhe afrime vetëm sa i takon lojtarëve. Drejtuesit e kuq kanë bërë një lëvizje befasuese sa i takon stafit mjekësorë.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se të kuqtë kanë larguar një nga mjekët e skuadrës. Bëhet fjalë për doktorin Dhimosten Gjini.
Palët kanë ndarë rrugët mes tyre gjatë kësaj merkatoje. Nuk dihet ende arsyeja e këtij largimi, pasi Gjini ka më shumë se një dekade pjesë e kryeqytetasve, duke u kthyer në një figurë kryesore te Partizani.
[caption id="attachment_720477" align="alignnone" width="1706"] Dhimosten Gjini[/caption]
Poll