Vllaznia do të presi nesërn në Loro Boriçi Partizanin në orën 16:00 për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Kuqeblutë pas barazimit me Teutën shkojnë në tre ndeshje rradhazi pa fitore duke grumbulluar vetëm 2 pikë dhe duke rënë në vendin e katërt të renditjes.
Ndaj të kuqve mund të jetë shansi i fundit për të vazhduar pretendimet për titull, gjithnjë nëse arrijnë të fitojnë. Tre pikët do t’i afronin në -1 nga Partizani dhe -4 nga Tirana, nëse bardheblutë fitojnë ndeshjen e tyre me Laçin.
Por, nëse dilet me zero pikë nga Loro Boriçi dhe Tirana me Egnatian fitojnë ndeshjet e tyre, mund të kemi një lamtumirë të parakohshme garës për titull teksa do të largoheshin me 7 pikë nga Tirana e Partizani dh 4 nga Egnatia.
Ekipi është i plotë dhe Josa është i mbushur me dilema, të cilat do të zgjidhen vetëm në momentin e fundit.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Boshnjaku (Marku); Mala, Balaj (Kaina), Latifi (Hoxhaj)
Trajner: Mirel Josa