Më pak se 6 orë nga sfida me Moldavinë, TIFOZËT KUQEZI zbulojnë AXHENDËN për në stadium
Shkruar nga NEWSPORT
Në orën 18:00 në “Zimbru Stadium” do të përplasin “brirët” Moldavia dhe Shqipëria, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë të cilëve iu duhet 1 pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin në Gjermani.
Tifozët kuqezi do të jenë si çdo herë edhe në këtë transfertë për të mbështetur djemtë tanë. Tifozgrupi më i madh i mbështetësve të kombëtares kanë bërë një njoftim në rrjetet sociale, ku zbulojnë axhendën e tyre.
“Të dashur anëtarë,Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes Moldavi - Shqipëri në Chişinău do të jetë pranë restorant “Salat” në adresën:Dacia Blvd 36, Chişinău, MoldovaNe do të jemi aty që nga ora 15:00 për të bërë shpërndarjen e biletave.Përjetësisht me ty Shqipëri!”, kanë shkruar tifozët kuqezi.