Tirana do të presë Kukësin në Elbasan Arena ditën e hënë në orën 18:00 për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Dy ekipet kërkojnë tre pikët për objektivat e tyre personal dhe në fushë pritet një ndeshje e vështirë.
Bardheblutë kanë zhvilluar ditën e djeshme senacën e rradhës stërvitore nën drejtimin e Orges Shehit dhe stafit teknik. Vijon të shfaqë probleme Ardit Deliu dhe pritet që ndaj verilindorëve, mesfushori të jetë sërish jashtë. Vendin e tij pritet ta zëvëndësojë përsëri Hila.
Tirana pritet të jetë sulmuese të hënën me treshen ofensive që do të përbëhet nga Hasani dhe Haxhiu nga krahët që do të mbështesin sulmuesin kryesor Kristaj Abazajn. Një treshe ofensive mjaft e rrezikshme për çdo ekip kundërshtar.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Hila, Aleksi, Lushkja; Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi