Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Më kanë ofruar 2 milionë euro për Olsi Ramën”, flet presidenti Gaz Demi: Më bëhet qejfi që ish-lojtarët e Partizanit po ndihmojnë Tiranën, urova Halilin për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
“Më kanë ofruar 2 milionë euro për Olsi

Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet më datën 3 qershor pas ndalimit prej 3 muajsh nga pandemia e Covid-19. Partizani do të luajë supersfidën ndaj Skënderbeut në “Selman Stermasi” për të kërkuar rikthimin te 3 pikët. Në një prononcim për “Procesin Sportiv”, ka folur edhe presidenti i skuadrës kampione në fuqi, Gaz Demi. Në fjalën e tij numri një i të kuqve ka treguar se për drejtorin Olsi Rama ka pasur një ofertë serioze, ndërsa ka uruar edhe Tiranën për titullin.

“Kampionati do të fillojë dhe suksese të gjitha skuadrave. Është e vështirë që të respektohen rregullat, unë për vete isha kundër fillimit. Gjithsesi vendimi është marrë. Të jemi korrekt nuk ka gjithmonë suksese. Ne kemi qenë mirë në çdo vit dhe këtë herë kemi hasur probleme. Nëse arrijmë në UEFA, do të jetë çerek i suksesshëm. Mua më ka ardhur një ofertë për 2 milionë euro nga një klub i huaj dhe shumë serioz në Europë për të marrë Olsi Ramën. Ata donin të m’i dërgonin me bankë lekët, por unë i doja në dorë. Por mos dyshoni që ka ardhur vërtetë.

Tiranën nuk e kemi armik në fund të fundit, më bëhet qefi që lojtarët e Partizanit që janë promovuar këtu po ijapin një ndihmesë te Tirana. Jemi pjesë e të njëjtit qytet. Edhe në mbledhjen e fundit, e kam uruar presidentin e Tiranës: “Urime i thashë, e more kampionatin”. Tani e kanë vetë në dorë ata”, u shpreh Gaz Demi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga